BRUKSEL – NATO: Rusia ka dërguar një numër të konsiderueshëm forcash ushtarake në Bjellorusi

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 3 shkurt /ATSH-AA/Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se numri i ushtarëve që Rusia ka dislokuar brenda dhe përreth Ukrainës është mbi 100 mijë dhe se kemi parë që në dy ditët e fundit ka dërguar një numër të konsiderueshëm forcash ushtarake në Bjellorusi.

Stoltenberg u takua me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në selinë e NATO-s në Bruksel.

Duke folur për median pas takimit, Stoltenberg tha se grumbullimi i forcave ushtarake të Rusisë në dhe rreth Ukrainës vazhdon.

Duke theksuar se grumbullimi ushtarak është më i madhi që ka bërë Rusia që nga fundi i Luftës së Ftohtë, Stoltenberg njoftoi se përfshin elementë të tillë si rreth 30 mijë trupa ushtarake, forca të operacioneve speciale, avionë luftarakë si dhe sistemet e mbrojtjes SU 35 dhe S 400.

“Njoftimi i SHBA-së dje se do të vendosë forca shtesë në Gjermani, Poloni dhe Rumani është një demonstrim i fortë i angazhimit të saj ndaj sigurisë së përbashkët”, tha Stoltenberg.

Kovaçevski gjithashtu i bëri thirrje Rusisë për dialog dhe ulje të tensioneve ndërsa tha se ata janë të përkushtuar për integritetin territorial të Ukrainës. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like