BRUKSEL – NATO: Nevojitet ndryshim mendësie për një epokë të re

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 17 janar /ATSH-DPA/ – Për të forcuar mbrojtjen e përbashkët dhe për të mbështetur Ukrainën kundër pushtimit rus, duhet të ketë një qasje të shoqërisë në tërësi, tha sot një zyrtar i lartë ushtarak i NATO-s.

“Përgjegjësia për lirinë nuk bie vetëm mbi supet e atyre me uniformë”, tha kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, admirali Rob Bauer, në Bruksel.

Zyrtarë të lartë ushtarakë të NATO-s po diskutojnë planet e mbrojtjes kolektive si dhe progresin në luftën në Ukrainë në një takim dyditor në selinë e aleancës ushtarake perëndimore.

Duke bërë thirrje për një transformim luftarak të NATO-s, Bauer tha se sektori publik dhe privat duhet të ndryshojnë mendimin e tyre për një epokë në të cilën çdo gjë mund të ndodhë në çdo kohë.

“Ne kemi nevojë për aktorë publikë dhe privatë për të ndryshuar mentalitetin nga një epokë në të cilën gjithçka është e planifikuar, e parashikueshme, e kontrollueshme dhe e fokusuar në efikasitet”, tha ai.

Bauer shtoi se ”Ukraina dhe NATO nuk kanë paraqitur kurrë një kërcënim sigurie për Rusinë dhe përkundrazi, lufta ka të bëjë me frikën e Rusisë nga diçka shumë më e fuqishme se çdo armë fizike në Tokë, “Demokracia.”

“Nëse njerëzit në Ukrainë mund të kenë të drejta demokratike, atëherë njerëzit në Rusi së shpejti do t’i dëshirojnë ato gjithashtu. Kjo është ajo për të cilën është në të vërtetë kjo luftë”, tha ai.

Komiteti Ushtarak i NATO-s është autoriteti më i lartë ushtarak në aleancë.

Ai mbështet proceset vendimmarrëse të udhëheqjes civile në çështjet ushtarake.

Në takimin aktual, ishte planifikuar edhe një shkëmbim me oficerë ushtarakë nga Ukraina si pjesë e Këshillit NATO-Ukrainë.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like