BRUKSEL – NATO mbështetjeje ushtarake për Ukrainën me vlerë 100 miliardë euro

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 2 prill /ATSH-DPA/- NATO ka planifikuar të mbështesë Ukrainën me një ndihmë ushtarake me vlerë 100 miliardë euro (108 miliardë dollarë) gjatë pesë viteve të ardhshme, thanë sot diplomatët.

Ndihma, e propozuar nga sekretari i përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg, do të diskutohet nesër gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të NATO-s. Një vendim përfundimtar pritet në samitin e aleancës në Uashington në korrik.

NATO po kërkon të gjejë mënyra të reja për të mbështetur Ukrainën kundër pushtimit rus në shkallë të plotë, ndërsa Kievi ka paralajmëruar për mungesa të municioneve që po pengojnë mbrojtjen e tyre.

Paketa prej 100 miliardë eurosh synon gjithashtu të shpërndajë barrën e mbështetjes për Ukrainën midis aleancës. Anëtarët e aleancës lindore, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po japin kontribute më të mëdha në lidhje me ekonominë e tyre sesa vendet e tjera.

Një pjesë e dytë e planeve të aleancës për të mbështetur Ukrainën kundër Rusisë përfshin një mision të ri të NATO-s për të koordinuar dërgesat e ndihmës ushtarake dhe trajnimin e ushtrisë ukrainase.

Deri më tani, SHBA-ja ka marrë rolin kryesor të koordinimit të dërgesave të armëve në Ukrainë përmes një organi të njohur si Grupi i Kontaktit të Ukrainës.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like