BRUKSEL – NATO kërkon heqjen e barrikadave në veri të Kosovës

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 15 dhjetor /ATSH/ – Kryetarja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Joëlle Garriaud-Maylam bëri një deklaratë mbi dhunën e fundit në veri të Kosovës, sipas nato-pa.int.

”Jam thellësisht e shqetësuar për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. Kërcënimet dhe aktet e përsëritura të frikësimit dhe dhunës nga individë të armatosur, duke përfshirë sulmin e kësaj fundjave ndaj një patrulle të EULEX-it, janë të papranueshme. Ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi. Barrikadat dhe postblloqet e ngritura në veri të Kosovës duhet të hiqen menjëherë”, theksoi ajo.

”Nxis të gjitha palët që të punojnë drejt vendosjes së qetësisë dhe stabilitetit, të përmbahen nga dhuna e mëtejshme, veprimet provokuese dhe retorika dhe të ndërmarrin hapa për të shpërshkallëzuar situatën”, thekoi Maylam.

”Rruga përpara duhet të përshkruhet përmes negociatave të vazhdueshme dhe konstruktive mes Beogradit dhe Prishtinës. Të gjitha palët duhet të mbeten të angazhuara në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, shtoi ajo.

”E mirëpres vendimin e fundit të autoriteteve të Kosovës për shtyrjen e zgjedhjeve lokale në katër komunat veriore si një hap konstruktiv duke pasur parasysh kontekstin aktual aktual”, theksoi ajo./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like