BRUKSEL – Nadia Calvino presidentja e re e Bankës Evropiane të Investimeve

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 8 dhjetor /ATSH-DPA/ – Ministrja spanjolle e Ekonomisë, Nadia Calvino do të jetë presidentja e re e Bankës Evropiane të Investimeve (EIB).

”Ministrat e Financave të 27 shteteve të Bashkimit Evropian ranë dakord për emërimin”, tha sot ministri belg i Financave, Vincent Van Peteghem.

Calvino, e cila ka shërbyer si ministre e Ekonomisë e Spanjës që nga viti 2018, vlerësohet se ka drejtuar me sukses ekonominë e vendit të saj përmes goditjes së shkaktuar nga kriza Covid-19.

Spanja ka një nga normat më të ulëta të inflacionit në eurozonë.

Calvino është gruaja e parë në krye të EIB, e cila është e vendosur në Luksemburg.

EIB është institucioni i BE-së përgjegjës për financimin afatgjatë dhe është në pronësi të shteteve anëtare të bllokut.

Roli i bankës është të financojë investime që kontribuojnë në objektivat e politikës së BE-së, si ekonomitë kombëtare më të qëndrueshme.

Në vitin 2022, banka nënshkroi një total prej 65,1 miliardë eurosh (70,8 miliardë dollarë) në financime./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like