BRUKSEL – Michel: Ndihma ushtarake për Kievin është çështje javësh

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 18 prill /ATSH-ANSA/- Ukraina nuk ka nevojë për fjalë, por për më shumë municione dhe mbrojtje ajrore, shtetet anëtare e kuptojnë këtë dhe ne zhvilluam një diskutim  për këtë, tha sot presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel në fund të samitit të BE-së.

“Dhe do të ketë një përgjigje brenda disa ditësh dhe javësh, jo muajsh. Të gjithë po bëjnë përpjekjet e tyre më të mira”, tha Michel.

“Ishte një debat i domosdoshëm –  i cili u zhvillua në prani të kryetares së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola”, tha Michel.

“Dëshirojmë të garantojmë monitorim, duhet të jemi shumë më vigjilentë dhe të bashkëpunojmë më shumë”, paralajmëroi Michel, duke theksuar nevojën për të bashkuar mjetet, institucionet evropiane nga njëra anë, por edhe autoritetet kombëtare nga ana tjetër.

“Është një sinjal i qartë se nuk jemi naivë”, tha ai duke shpresuar për një “efektshmëri më të madhe” në këtë fushë.

“Ne nuk mund të mbështetemi vetëm te SHBA-ja, duhet të marrim përgjegjësinë tonë. Ne kemi sistemin “Patriot”, kemi sistemet kundër raketave, duhet t’i nxjerrim nga magazinat dhe t’i dërgojmë në Ukrainë, ku lufta po intensifikohet dhe jam i sigurt se do ta bëjmë shpejt”, tha përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, duke folur para gazetarëve në samitin e ministrave të Jashtëm të G7 në Kapri, ku u diskutua për mbështetjen për Kievin. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like