BRUKSEL – Metsola nën shqyrtim pas vizitës në një hotel luksoz

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 21 janar /ATSH-DPA/- Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola po përballet me pyetje lidhur me qëndrimin e saj, së bashku me bashkëshortin, në një hotel luksoz francez, i cili nuk u deklarua plotësisht në parlament.

Shpenzimet e qëndrimit në hotel, tetorin e kaluar, në rajonin e Burgundy, u paguan nga “Vëllazëria e Kalorësve të Kupës së Shijuesve të Verës” (Confrérie des Chevaliers du Tastevin), sipas një raporti te “Politico”.

Zëdhënësi i Metsola ka konfirmoi informacionin.

“Nuk ishte një gabim, asnjë president parlamentar para meje, nuk e ka ndërmarrë këtë hap”, tha Metsola për gazetën gjermane të biznesit “Handelsblatt”.

Metsola e bëri publik udhëtimin javën e kaluar, pas arrestimit të Eva Kaili, në dhjetor, nga policia belge e Parlamentit Evropian, e cila akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe lidhje me krimin e organizuar.

Megjithatë, Metsola nuk kishte bërë të ditur se ajo ishte shoqëruar nga bashkëshorti i saj me origjinë finlandeze.

Sipas rregullave parlamentare, ajo duhet të kishte raportuar planet e udhëtimit në fund të nëntorit. Sipas “Politico”, Metsola, e cila vjen nga Malta, dhe bashkëshorti i saj u akomoduan në “Hotel Le Cep” me pesë yje në qytetin e Beaune, që perfshinte një darkë luksoze me pesë pjata.

Sipas Metsola, drejtuesit parlamentar nuk kanë deklaruar udhëtime të tilla deri më tani. Ajo kërkon të marrë përgjegjësi dhe të jetë një model.

Paraardhësi i saj, David Sassoli nuk bëri publike asnjë udhëtim apo dhuratë në faqen e internetit të Parlamentit Evropian, gjatë mandatit të tij.

Fillimisht, mbetet e paqartë nëse Metsola tani do të përballet me pasoja. Teorikisht, sanksionet mund të vendosen, megjithëse nuk ka një mekanizëm automatik, dhe përgjegjësia për trajtimin e çështjes i takon kryetarit të parlamentit.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like