BRUKSEL – Konferenca e donatorëve mbledh 7 miliardë euro për Turqinë dhe Sirinë

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 20 mars /ATSH-DPA/ – Gjatë konferencës ndërkombëtare të donatorëve të zhvilluar sot në Bruksel u mblodhën 7 miliardë euro (7.5 miliardë dollarë) në grante dhe kredi për të mbështetur viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri, njoftoi sot kryeministri suedez, Ulf Kristersson.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se shuma e mbledhur i ka tejkaluar pritshmëritë, duke e quajtur rezultatin të jashtëzakonshëm.

“Jam shumë e lumtur që komuniteti ndërkombëtar po mbështet fuqishëm përpjekjet e rindërtimit në Turqi dhe Siri”, tha ajo.

“Vetëm Komisioni Evropian do t’i japë Turqisë 1 miliard euro”, njoftoi më herët Von der Leyen.

“Gjermania ka dyfishuar mbështetjen e saj për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri në një total prej 240 milionë eurosh”, tha ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock.

Më 6 shkurt, rajoni kufitar turko-sirian u godit nga dy tërmete të mëdha që shkaktuan mbi se 50 000 të vdekur dhe miliona të pastrehë.//a.i/

You may also like