BRUKSEL – Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme rekomandon statusin e vendit kandidat për Bosnje-Hercegovinën

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 13 dhjetor /ATSH-AA/ – Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian (BE) ka miratuar rekomandimin për statusin e vendit kandidat për Bosnje- Hercegovinën.

Ministrat përgjegjës për Çështjet Evropiane, në takimin që po zhvillohet, miratuan konkluzione ku thuhet “që rekomandohet që Bosnje-Hercegovinës t’i jepet statusi i vendit kandidat me konfirmimin e Këshillit Evropian”.

Kryeministrat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian duhet ta konfirmojnë këtë vendim në një takim të planifikuar për të enjten, 15 dhjetor 2022.

Bosnje-Hercegovina aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Evropian në vitin 2016./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakOlimpiada “Rroke shkencën”, ndahen certifikatat e vlerësimit

You may also like