BRUKSEL – KE-ja planifikon sanksione ndaj shkeljeve të marrëveshjeve të tregtisë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

BRUKSEL, 22 qershor /ATSH-DPA/- Komisioni Evropian do të përdorë marrëveshjet e ardhshme tregtare për të mbrojtur të drejtat e punës dhe për të ndëshkuar shkeljet klimatike dhe mjedisore në kuadër të planeve të reja të shpallura sot.

“Krahu ekzekutiv i BE-së duhet t’u drejtohet sanksioneve nëse detyrimet kryesore të punës dhe klimës nuk përmbushen nga partnerët ekonomikë”, tha në një deklaratë komisioneri i Tregtisë së BE-së, Valdis Dombrovskis.

Sipas deklaratës së Komisionit një masë e tillë do të ndodhte vetëm nëse përpjekjet për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes Bashkimit Evropian dhe partnerëve tregtarë do të dështonin.

Shumë nga marrëveshjet aktuale të tregtisë së lirë të BE-së përmbajnë dispozita për zhvillimin e qëndrueshëm, por nuk përfshijnë mundësinë për të vendosur sanksione ndaj partnerëve tregtarë për shkelje të pajtueshmërisë.

Komisioni ka identifikuar shkeljet e parimeve të Marrëveshjes së Parisit për mbrojtjen e klimës dhe të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), një agjenci e Kombeve të Bashkuara që promovon të drejtat e punëtorëve, te cilat do të ndiqen nga masat ndëshkuese.

Parimet e ILO përfshijnë heqjen e punësimit të fëmijëve dhe punës së detyruar, lirinë e organizimit të punëtorëve dhe eliminimin e diskriminimit.

Politika tregtare përcaktohet në nivel të BE-së dhe jo nga qeveritë kombëtare dhe tregu masiv i bllokut është një nga mjetet më të fuqishme të BE-së për të ndikuar në çështjet globale.

“Rregullat e reja do të zbatohen gjithashtu për marrëveshjet tregtare që po negociohen aktualisht me vende të tilla si Zelanda e Re”, tha Dombrovskis në një konferencë për shtyp në Bruksel.

‘Komisioni gjithashtu ka planifikuar bisedime tregtare të vazhdueshme me Indonezinë, Indinë dhe Australinë”, tha një zyrtar i lartë i komisionit të BE-së, duke folur në kushte anonimiteti.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like