BRUKSEL – Fermerët protestues pushtojnë zonën e BE-së

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 26 shkurt /ATSH-DPA/- Automjetet e fermerëve që protestojnë kundër rregulloreve bujqësore dhe importeve të ushqimeve pushtuan sot zonën e BE-së në Bruksel, duke bllokuar rrugët dhe duke ndezur zjarre.

Traktorët kanë ndërprerë aksesin rrugor drejt Komisionit Evropian dhe ndërtesave të tjera të Bashkimit Evropian, ndërsa policia ka ndërtuar barrikada për të mbajtur fermerët larg.

Policia ka mbyllur gjithashtu dy stacione të metrove që i shërbejnë zonës.

Ndërsa protestat e fermerëve janë të zakonshme në Bruksel, demonstratat e sotme janë më ekstravagantet që ka parë qyteti që nga marshimi i “xhaketave të verdha” në 2018.

Fermerët thonë se janë të zemëruar me rregulloret e rënda dhe importet e lira, veçanërisht nga Ukraina.//a.i/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakGonzato: BE financon 25 milionë euro në kuadër të Garancisë Rinore
Artikulli tjetërKurs trajnimi për 28 punonjës të shërbimit për mbrojtjen nga zjarri


You may also like