BRUKSEL – EUROSTAT: Shkalla e inflacionit në 19 shtete të Eurozonës shënoi rrritje të theksuar

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 3 korrik /ATSH – AA/ – Inflacioni në 19 shtete që përdorin euron arriti rekord në 8.6 për qind në qershor.

Inflacioni u nxit nga një rritje e kostos së energjisë, e shkaktuar pjesërisht nga lufta e Rusisë në Ukrainë. Gjithashtu, çmimet e ushqimeve po rriten dita-ditës.

Shkalla e inflacionit në Eurozonë në maj ka arritur rekord prej 8.1 për qind, në kushtet e rritjes së madhe të çmimeve të energjisë dhe ushqimeve, tregojnë të dhënat e fundit të publikuara sot nga Agjencia Statistikore e Bashkimit Evropian – Eurostat.

Inflacioni në Eurozonë tani është në nivelin më të lartë që nga viti 1997, kur filloi mbajtja e evidencës.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakRama: Pushimet e para pa kufi mes Shqipërisë dhe Kosovës

You may also like