BRUKSEL – Ekzekutivi i BE-së gati për ndërprerjen e furnizimeve me gaz nga Rusia

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 30 mars /ATSH-DPA/- Komisioni Evropian është gati për një ndërprerje të mundshme të furnizimit me gaz nga Rusia, njoftoi sot komisioneri i BE-së përgjegjës për mjedisin, Frans Timmermans.

“Ne si komision jemi përgatitur për një kohë shumë të gjatë”, tha Timmermans në një konferencë për shtyp në Bruksel.

Pasi qeveria gjermane aktivizoi planin e saj të furnizimit me gaz emergjent, Timmermans tha se ishte logjike që qeveritë të përgatiteshin dhe gjithashtu të vepronin të përkushtuara për parandalimin e pasojave.

Timmermans tha se ekzekutivi i BE-së është i gatshëm të ndihmojë vendet anëtare të BE-së dhe të punojë ngushtë për t’u përgatitur për ndërprerjet e furnizimit me energji.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakCOVID-19, MSHMS: 79 të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit


You may also like