BRUKSEL – EEA: Ndotja e ajrit shkaktare e 250 000 vdekjeve në BE

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 24 nëntor /ATSH-DPA/ – Grimcat në ajër shkaktuan rreth 250 000 vdekje në të gjithë Bashkimin Evropian gjatë vitit 2021, raportoi sot Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA).

“Këto vdekje mund të ishin shmangur nëse përqendrimet e grimcave të imta do të kishin zbatuar rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH)”, tha EEA në Forumin e katërt të Ajrit të Pastër në Roterdam.

“Ndërsa kemi bërë hapa të mëdhenj gjatë viteve të fundit për të ulur nivelet e ndotjes së ajrit, të dhënat dhe vlerësimet e fundit tregojnë se ndikimet e ndotjes së ajrit në shëndetin tonë mbeten ende shumë të larta, duke rezultuar në vdekje dhe sëmundje që mund t’i atribuohen ndotjes së ajrit”, tha drejtoresha ekzekutive e EEA-s, Leena Ylä-Mononen.

Sipas vlerësimeve të EEA-s, grimcat janë shkaktare të rasteve të sëmundjeve të zemrës, goditjeve në tru, diabetit, sëmundjeve pulmonare, kancerit të mushkërive dhe astmës.

Përveç grimcave të imta, ndotja është shkaktuar edhe nga dioksidi i azotit (NO2), pjesa më e madhe e të cilave gjenerohet nga transporti dhe ozoni në nivelin e tokës.

Sipas raportit te EEA-s, 52 000 e vdekjeve i atribuohen NO2 dhe 22 000 ozonit. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like