BRUKSEL – Edhe Stoltenberg bën thirrje për zgjatjen e armëpushimit në Gaza

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 27 nëntor /ATSH-DPA/ – Edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg iu bashkua sot thirrjeve për vazhdimin e armëpushimit në Gaza midis Izraelit dhe Hamasit.

“Unë e mirëpres që marrëveshja midis Hamasit dhe Izraelit ka çuar në lirimin e pengjeve dhe dërgimin e më shumë ndihmave humanitare”, tha ai në Bruksel.

“Unë bëj thirrje për një zgjatje të pauzës. Kjo do të mundësonte lehtësimin shumë të nevojshëm për popullin e Gazës dhe lirimin e më shumë pengjeve”, shtoi ai.

Stoltenberg përsëriti paralajmërimin e tij për një përshkallëzim të mundshëm rajonal të konfliktit.

“Ne kemi parë sulme me dronë dhe raketa mbi pozicionet e SHBA në Siri dhe Irak, si dhe sulme ndaj anijeve tregtare. Kjo nënvizon rrezikun e përshkallëzimit”, tha Stoltenberg.

“Irani duhet të frenojë përfaqësuesit e tij”, shtoi ai.

Marrëveshja katërditore e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit kishte për qëllim të mundësonte një shkëmbim pengje-të burgosurish, si dhe të lejonte furnizimet me ndihma në territorin e mbyllur palestinez.

Ajo skadon nesër./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like