BRUKSEL -Dështon plani për reduktimin e herbicideve dhe pesticideve në BE

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 22 nëntor /ATSH-DPA/ – Një plan për të reduktuar ndjeshëm përdorimin e herbicideve dhe pesticideve në BE për të mbrojtur mjedisin ka dështuar në Parlamentin Evropian.

Në votimin e sotëm në Strasburg nuk pati shumicë në favor të një qëndrimi të përbashkët për propozimet.

Fermerët e BE-së pritej të kufizonin ndjeshëm përdorimin e pesticideve në vitet e ardhshme pas një plani të Komisionit Evropian.

Kjo kishte për qëllim të luftonte zhdukjen e specieve midis objektivave të tjerë. Por tani ligjet nuk ka gjasa të zbatohen në të ardhmen e afërt.

Sarah Wiener, parlamentarja evropiane përgjegjëse për legjislacionin, foli për një fitore të industrisë së pesticideve. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakNikolla: Diaspora, pjesë jetësore e materies dhe e shpirtit shqiptar


You may also like