BRUKSEL – Charles Michel rizgjidhet president i Këshillit Evropian

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 24 mars /ATSH-DPA/- 27 vendet anëtare të BE-së kanë rizgjedhur sot Charles Michel si presidentin e Këshillit Evropian.

Ish-kryeministri i Belgjikës u zgjodh për një mandat të dytë dyvjeçar e gjysmë deri në nëntor 2024 gjatë një samiti të liderëve të BE-së në Bruksel. Ai nuk mund të kandidojë për një mandat të tretë.

Si president, Michel është përgjegjës për drejtimin e punës së Këshillit Evropian, institucionit të BE-së që bashkon 27 udhëheqësit kombëtarë dhe udhëheq politikisht Bashkimin Evropian.

Ai gjithashtu përfaqëson BE-në në çështjet diplomatike jashtë vendit. Paraardhësit e tij kanë qënë ish-kryeministri belg Herman Van Rompuy, i ndjekur nga ish-kryeministri polak Donald Tusk.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakIbrahimaj: Programi i statistikave zyrtare 2022-2026, më tepër besueshmëri te publiku


You may also like