BRUKSEL – Borrell: NATO nuk mund të jetë një aleancë me zgjedhje

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 12 shkurt /ATSH-AFP/ – NATO nuk mund të jetë një aleancë me zgjedhje, deklaroi sot kreu i diplomacisë evropiane Josep Borrell, duke reaguar ndaj fjalëve të Donald Trump, i cili ngriti mundësinë për të mos mbrojtur më vendet e Aleancës, kontributi financiar i të cilëve është i pamjaftueshëm.

“Le të jemi seriozë! Le të jemi seriozë! NATO nuk mund të jetë një aleancë ‘à la carte”, tha Josep Borrell përpara një takimi ministror të BE-së në Bruksel.

“Në kohën që jetojmë, një aleancë ushtarake nuk mund të funksionojë sipas humorit të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk është ‘po, jo, nesër, jo varet’. NATO ose ekziston ose nuk ekziston”, tha ai.

”Gjatë kësaj fushate elektorale amerikane, ne do të shohim dhe dëgjojmë shumë gjëra (…) Mos llogarisni tek unë të komentoj të gjitha idetë idiote që do të shprehen gjatë një fushate kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, paralajmëroi ai./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like