BRUKSEL – Biden: Evropa nuk do të “thyhet” nën presionin e vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 24 mars /ATSH-DPA/- Sanksionet e qëndrueshme ndaj Rusisë dhe ruajtja e unitetit perëndimor do të bëjnë ndryshimin në luftën në Ukrainë, deklaroi sot presidenti amerikan Joe Biden pas një samiti të jashtëzakonshëm të liderëve të NATO-s.

Biden tha se presidenti rus Vladimir Putin gabon nëse mendon se “Evropa do të thyhet”, nën presionin e vendosjes së sanksioneve raund pas raundi në përgjigje të luftës në Ukrainë.

“Sanksionet nuk e pengojnë kurrë agresionin”, tha Biden, duke shtuar se rritja e ndëshkimit ndaj Rusisë do të bëjë ndryshimin në të ardhmen e konfliktit.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBRUKSEL – Charles Michel rizgjidhet president i Këshillit Evropian
Artikulli tjetërKuvendi rrëzon projektrezolutën e PD-së për rritjen e çmimeve


You may also like