BRUKSEL – BE sanksione ndaj paraushtarakëve dhe spiunëve rusë në Moldavi

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 22 shkurt /ATSH-DPA/- Bashkimi Evropian njoftoi sot sanksione të reja kundër gjashtë individëve dhe një organizate paraushtarake, të cilët akuzohen për minimin e ligjit të së drejtës, stabilitetit dhe sigurisë në Moldavi.

“Moldavia është një nga vendet më të prekura nga pasojat e pushtimit ilegal rus në Ukrainë. Ekzistojnë përpjekje serioze, të shtuara dhe të vazhdueshme për të destabilizuar vendin”, tha shefi i marrëdhënieve të jashtme të BE-së, Josep Borrell në një deklaratë për shtyp.

Siguria e Moldavisë ka qenë në fokus të axhendës së BE-së që nga pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainën fqinje dy vjet më parë.

Rusia ruan një prani ushtarake në Transnistria, një shtet i panjohur që ka pushtuar një pjesë të Moldavisë lindore, në kufirin e saj me Ukrainën, që nga viti 1990.

Individët e përfshirë në listën e sanksioneve do t’i nënshtrohen ngrirjes së aseteve dhe ndalimit të udhëtimeve në BE.

“Me kërkesë të Moldavisë, BE-ja miratoi një regjim të ri sanksionesh në prill për të ngrirë asetet e atyre që kërcënojnë sovranitetin dhe pavarësinë e ish-republikës sovjetike dhe demokracinë, ligjin e së drejtës, stabilitetin dhe sigurinë e saj”, sipas një njoftimi për shtyp të BE-së.

Lista e publikuar sot përbën grupin e dytë të sanksioneve të vendosura nga BE-ja. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like