BRUKSEL – BE: Regjimi bjellorus të përmbahet nga çdo përfshirje në konfliktin ruso-ukrainas

by admin
Spread the love

MINSK, 11 tetor /ATSH-ANSA/-Viktima këtu është Ukraina. BE i kërkon regjimit bjellorus që të përmbahet nga çdo përfshirje në konfliktin ruso-ukrainas, deklaroi sot zëdhënësi kryesor për Punët e Jashtme të BE-së, Peter Stano.

Stano i cilësoi deklaratat e fundit të presidentit bjellorus, Aleksandr Lukashenko si një “përshkallëzim” të një sulmi të supozuar ukrainas në Minsk.

“Udhëheqësit e NATO-s dhe disa vendeve evropiane po shqyrtojnë mundësitë për të sulmuar Bjellorusinë, qoftë edhe me armë bërthamore”, deklaroi sot presidenti bjellorus, duke shtuar se Ukraina, Lituania dhe Polonia kishin kërcënuar për sulme terroriste kundër Bjellorusisë.

“Situata në Bjellorusi, siç kemi thënë tashmë, mbetet e tensionuar. Një arsye është se Perëndimi vazhdon të mendojë se ushtria bjelloruse do të angazhohet drejtpërdrejt në operacionin ushtarak special rus, në Ukrainë”, shtoi ai.

“Duke qenë të ndikuar nga këto histori false, liderët ushtarakë dhe politikë të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe disa vendeve evropiane tani po vlerësojnë mundësitë për të kryer një agresion kundër vendit tonë, madje duke çuar në një sulm bërthamor”, tha sot Lukashenko gjatë një takimi për çështjet e sigurisë. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like