BRUKSEL – BE: Përgatituni për skenarin më të keq të furnizimeve me gaz

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 3 mars /ATSH-ANSA/- Importet e gazit rus ranë në 15%, por tranziti ukrainas do të ndalet, tha Bashkimi Evropian.

BE-ja duhet të përgatitet për skenarin më të keq, për sa i përket furnizimeve me gaz rus përpara perfundimit të afatit të marrëveshjes së tranzitit midis Moskës dhe Kievit në fund të vitit.

Siguria e furnizimit do të kërkojë një monitorim të ngushtë për të përballuar dimrin në 2024/2025″, sipas një dokumenti të brendshëm të Komisionit të BE-së.

Në dokument theksohet gjithashtu progresi në frontin e varësisë nga gazi rus.

Në vitin 2023, gazi rus përbënte vetëm 15% të importeve totale të BE-së krahasuar me më shumë se 50% para luftës.

Ndërprerja e marrëveshjes së tranzitit mund të çojë në një humbje prej rreth 5% të kësaj pjese. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like