BRUKSEL – BE: Palët në LM të vetëpërmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 19 prill /ATSH-AFP/ – Bashkimi Evropian u bën thirrje palëve në Lindjen e Mesme që të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm, pas raporteve për një sulm izraelit në Iran, deklaroi presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen.

”Është absolutisht e nevojshme që rajoni të mbetet i qëndrueshëm dhe që të gjitha palët të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm”, tha Von der Leyen gjatë një udhëtimi në Finlandë me kryeministrin finlandez Petteri Orpo.

Një raketë izraelite ka goditur Iranin, thanë zyrtarët amerikanë për stacionin partner të BBC-së, CBS News.

”Shpërthime u dëgjuan në provincën qendrore të Isfahanit dhe fluturimet janë pezulluar mbi disa qytete”, thonë mediat iraniane.

Irani është në gatishmëri të lartë pasi Izraeli tha se do t’i përgjigjej një sulmi iranian kundër tij të shtunën në mbrëmje./  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakKurti: Me banda të dhunshme nuk mund të hysh në zyrat e komunave në veri


You may also like