BRUKSEL – BE ndihmë shtesë prej 5 miliardë eurosh për Ukrainën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

BRUKSEL, 3 tetor /ATSH-DPA/- Bashkimi Evropian ka nënshkruar sot një memorandum mirëkuptimi për t’i ofruar Ukrainës një ndihmë tjetër makro-financiare me vlerë 5 miliardë euro.

“Ky është një tjetër gjest i vendosmërisë së BE-së për të mbështetur Ukrainën për të fituar luftën, rindërtimin dhe ndjekjen e së ardhmes evropiane”, shkroi kryeministri ukrainas Denys Shmyhal në Twitter.

Shmyhal falënderoi presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe zëvendëspresidentin, Valdis Dombrovskis për ndihmën, e cila jepet si kredi me maturim afatgjatë.

Buxheti i Ukrainës, duke përfshirë shpenzimet ushtarake, është financuar kryesisht nga vendet perëndimore që kur Rusia nisi pushtimin në shkurt.

Dombrovskis shkroi në Twitter se ndihma financiare e BE-së do të përdoret për nevoja të menjëhershme të likuiditetit, pagat dhe pensionet.

“Një pjesë e ndihmës do të dorëzohet në mes të tetorit, ndërsa dy transhet e tjera brenda këtij viti”, tha ai.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like