BRUKSEL – BE lehtëson kufizimet buxhetore polake për shkak të luftës në Ukrainë

by admin
Spread the love

VARSHAVË, 5 nëntor /ATSH-PAP/- Polonia nuk do të duhet t’u përmbahet kufizimeve buxhetore kur bëhet fjalë për ndihmën që i ka ofruar Ukrainës dhe programet e mbështetjes sociale pas luftës Rusi-Ukrainë, njoftoi sot Ministria e Financave.

Polonia ka pranuar një numër rekord refugjatësh nga Ukraina dhe i ka ndihmuar ata të strehohen në vend. Varshava gjithashtu ka ofruar ndihmë ushtarake dhe financiare për Ukrainën, ndërsa vendi po përballet me pushtimin rus.

Polonia ka zbatuar gjithashtu një sërë programesh lehtësimi për shkak të rritjes së çmimit të energjisë dhe inflacionit, pasi Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt.

“Komisioni Evropian ka rënë dakord që shpenzimet shtesë të mos përcaktohen sipas kufizimeve të rregullit të stabilizimit të shpenzimeve të Polonisë (SRW) në vitin 2022”, tha zëdhënësja e ministrisë, Patrycja Dudek.

>

Kategoritë e shpenzimeve të përjashtuara nga rregulli përfshijnë mbështetjen për subjektet e prekura nga kriza energjetike, sigurinë energjetike, mbështetjen për njerëzit në nevojë të shoqërisë dhe shpenzimet ushtarake.

Në vitin 2021, Polonia hartoi Rregullin Stabilizues të Shpenzimeve (SRW) për buxhetin e 2022 bazuar në objektivin e inflacionit të bankës qendrore prej 2.5%.

Por, trazirat gjeopolitike dhe efektet e krizës së Covid-19 e çuan inflacionin në gati 18% deri në tetor 2022, duke kufizuar aftësinë e vendit për të reaguar në mënyrë dinamike ndaj ndryshimit të situatës. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like