BRUKSEL – BE: Kërkojmë hetim për vdekjen e operatorëve të WCKitchen

by admin
Spread the love

GAZA, 2 prill /ATSH-ANSA/ – Komisioni Evropian bën thirrje për një “hetim të plotë” për vdekjen e shtatë punëtorëve të OJQ-së World Central Kitchen të vrarë në një sulm ajror izraelit në Gaza.

”Punëtorët humanitarë duhet të mbrohen gjithmonë, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare”, shkruan ekzekutivi i BE-së në X.

“Dënoj sulmin dhe kërkoj një hetim. Pavarësisht kërkesave për mbrojtjen e civilëve dhe punonjësve humanitarë, ne jemi dëshmitarë të viktimave të reja të pafajshme”, shton  shefi i diplomacisë i BE-së, Josep Borrell, duke bërë thirrje për zbatimin e menjëhershëm të rezolutës së OKB-së për “një armëpushim të menjëhershëm”.

Shtatë punonjës të organizatës spanjolle të ndihmës World Central Kitchen (WCK) janë vrarë në një sulm të dyshuar ajror izraelit në Rripin e Gazës, raportojnë mediat palestineze.

”Punonjësit e ndihmës nga Polonia, Australia, Irlanda dhe Britania ishin mes viktimave të sulmit në një automjet në jug të Deir al-Balah, në qendër të brezit të mbyllur bregdetar”, raportoi ”Times of Israel”.

“Ne jemi të vetëdijshëm për raportet se anëtarët e ekipit World Central Kitchen u vranë në një sulm të IDF-së ndërsa punonin për të mbështetur përpjekjet tona humanitare të shpërndarjes së ushqimit në Gaza,” postoi WCK në X.

“Kjo është një tragjedi. Punonjësit e ndihmës dhe civilët nuk duhet të jenë kurrë në shënjestër,” shkroi organizata e ndihmës.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like