BRUKSEL – BE i ofron Ukrainës grante me vlerë 500 milionë euro

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 5 shtator /ATSH-DPA/- Bashkimi Evropian do t’i ofrojë Ukrainës grante me vlerë 500 milionë euro të tjera (496.3 milionë dollarë) për të siguruar strehim dhe arsim për banorët e zhvendosur brenda vendit nga lufta dhe të kthyerit, njoftoi sot Komisioni Evropian.

Ndihma financiare, që do të mbështesë gjithashtu sektorin bujqësor të Ukrainës, është pjesë e premtimeve të bëra në konferencat e donatorëve dhe eventet e donatorëve në fillim të këtij viti.

Njoftimi erdhi ndërsa kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal po kryen një vizitë zyrtare në Bruksel, për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus, në fund të shkurtit.

“Vizita e Shmyhal në kryeqytetin e BE-së në mes të luftës është një tjetër provë e qëndrueshmërisë dhe trimërisë së Ukrainës”, shkroi ne Twitter përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell.

“Që nga fillimi i luftës, BE-ja i ka ofruar Ukrainës grante dhe kredi me vlerë 5.4 miliardë euro për të mbështetur rezistencën e përgjithshme ekonomike, sociale dhe financiare të vendit, përveç ndihmës ushtarake me vlerë 2.5 miliardë euro”, sipas Komisionit Evropian.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like