BRUKSEL – BE i jep Bosnjë-Hercegovinës statusin e vendit kandidat për anëtarësim

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 15 dhjetor /ATSH-DPA/ Udhëheqësit e BE-së i dhanë sot Bosnjë-Hercegovinës statusin e kandidatit zyrtar për anëtarësim në Bashkimin Evropian, njoftuan sot diplomatët e BE-së.

Statusi i kandidatit në BE për Bosnjë-Hercegovinën iu nënshtrua reformave në ligjin e së drejtës, standardet demokratike dhe administratën publike në vendin e Ballkanit Perëndimor.

Progresi i Bosnjë-Hercegovinës drejt anëtarësimit në bllok vjen si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë të BE-së për zgjerim në Ballkanin Perëndimor, duke rritur ndikimin e saj përballë kërcënimeve të konkurrencës nga Kina dhe Rusia.

Dhënia e statusit të kandidatit zyrtar është hapi i parë në një rrugë të gjatë dhe komplekse drejt anëtarësimit në bllok, i cili  kërkon miratimin unanim të të gjitha vendeve anëtare aktuale të BE-së.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like