BRUKSEL – BE i akordon 130 milionë dollarë autoritetit palestinez të Bregut Perëndimor

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 22 dhjetor /ATSH-DPA/ – Autoriteti Palestinez (PA), i cili kontrollon pjesërisht Bregun Perëndimor, do të marrë më shumë se 118 milionë euro (130 milionë dollarë) në fonde të BE-së, njoftoi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

”Miratimi u arrit pas shqyrtimit të kujdesshëm. Mbështetja e ardhshme afatgjatë është duke u konsideruar aktualisht, me planet për vitin 2024 të përfunduara, theksoi kreu i organit ekzekutiv të BE-së.

Shuma e miratuar rishtazi do të merret nga një fond ekzistues i akorduar për periudhën 2021-2024 dhe i barabartë me 1.2 miliardë euro. Qëllimi është të ndihmojë Autoritetin Palestinez të paguajë pagat dhe pensionet për punonjësit publikë dhe të bëjë pagesa sociale për familjet e varfra.

BE-ja ka vënë nën vëzhgim ndihmën për palestinezët pas sulmeve të 7 tetorit nga Hamas nga Rripi i Gazës. Nuk u gjet asnjë provë se paratë e BE-së ishin devijuar për të financuar terrorizmin. /os/

You may also like