BRUKSEL – BE harton plane për operacionin ushtarak në Detin e Kuq

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 12 janar /ATSH-DPA/ – Ministrat e Jashtëm të BE-së do të takohen më 22 janar për të diskutuar pjesëmarrjen e mundshme të bllokut në nismën e SHBA për të siguruar transportin tregtar në Detin e Kuq.

‘’Shërbimi i Veprimit të Jashtëm’’ të BE-së ka hartuar propozimet fillestare për nisjen e një operacioni të ri të përbashkët ushtarak evropian.

Planet parashikojnë vendosjen e anijeve luftarake dhe sistemeve të paralajmërimit të hershëm nga ajri, ndoshta duke përdorur avionë zbulimi.

Operacioni i Prosperity Guardian i nisur nga Shtetet e Bashkuara synon të rrisë ndjeshëm praninë ushtarake ndërkombëtare në Detin e Kuq dhe të parandalojë sulmet ndaj anijeve.

Që nga shpërthimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit, rebelët Houthi të mbështetur nga Irani kanë sulmuar vazhdimisht anijet me një lidhje të dyshuar izraelite në Detin e Kuq.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakI padriblueshmi, Ardian Ismajli, “Sofascore” nxjerr statistikat e sezonit


You may also like