BRUKSEL – BE forcon rregullat për importet bujqësore ukrainase

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 29 mars /ATSH-DPA/- Vendet anëtare të Bashkimit Evropian ranë dakord të mërkurën të forcojnë kufizimet në importet bujqësore nga Ukraina, pas disa muajsh protestash nga fermerët e BE-së kundër asaj që ata thonë se është konkurrencë e pandershme.

Sipas diplomatëve, kompromisi i ri përcakton se do të lejohen të shiten më pak mallra pa doganë në BE se sa ishte planifikuar fillimisht. Produktet e prekura përfshijnë vezët, shpendët, sheqerin dhe misrin.

Mallrat e prekura nga kufizimet do të lejohen të importohen në BE pa doganë vetëm deri në një sasi të caktuar. Kur të arrihet kjo sasi, tarifat do të zbatohen përsëri.

Kufiri pa doganë bazohet në importet mesatare nga Ukraina gjatë një periudhe të mëparshme referimi.

Marrëveshja e re ul efektivisht kufijtë duke përfshirë gjysmën e dytë të vitit 2021, kur importet ishin më të ulëta se sa do të bëhen më vonë. Franca donte të përfshinte të gjithë vitin 2021, gjë që do të kishte ulur edhe më tej mesataret.

Në një deklaratë të enjten, grupi lobues i fermerëve Copa-Cogeca e quajti marrëveshjen një “gjysmë përgjigje” që nuk shkoi aq larg sa duhej.

Ai bëri thirrje për tarifa automatike për grurin dhe elbin, përveç sasive më të ulëta të mallrave si vezët, shpendët dhe sheqeri që mund të hyjnë në BE pa taksa.

Franca dhe Polonia kanë kërkuar që të përfshinin grurin në listën e produkteve bujqësore ukrainase që i nënshtroheshin kufizimeve, por kjo rezultoi pa sukses. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like