BRUKSEL – BE dhe Turqia takim të nivelit të lartë për migrimin e parregullt

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 24 nëntor /ATSH-ANSA/ – Komisionerja Evropiane për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson dhe ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya u takuan sot në Bruksel për dialogun e dytë të nivelit të lartë midis Ankarasë dhe BE-së për migracionin dhe sigurinë.

“Turqia është një vend kandidat për në BE dhe një partner i rëndësishëm i BE-së në çështjet e migracionit dhe sigurisë”, tha Komisioni Evropian.

Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi politikat dhe veprimet e tyre përkatëse në lidhje me parandalimin e migrimit të parregullt dhe diskutuan për qasje të përbashkëta për një sërë çështjesh, duke përfshirë sigurinë kufitare dhe luftën kundër trafikimit të migrantëve.

“Ata gjithashtu shqyrtuan mënyrat për forcimin e bashkëpunimit mes agjencive të tyre përkatëse të migracionit dhe zbatimit të ligjit”, tha ekzekutivi evropian.

“Ndërkohë do të eksplorojnë edhe mënyrat e lehtësimit të udhëtimit për qytetarët turq duke përshpejtuar dhënien e vizave”, shtoi Komisioni Evropian.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakMesazhe për ndarjen nga jeta të aktorit të humorit, Zef Deda


You may also like