BRUKSEL – Banka Evropiane e Investimeve 49 miliardë euro për projektet mjedisore ​

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 23 janar /ATSH-DPA/ – Në vitin e kaluar, Grupi i Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) investoi më shumë para në projekte klimatike dhe mjedisore se kurrë më parë, tha sot presidentja e BEI, Nadia Calviño në Bruksel.

Në vitin 2023, një total prej 49 miliardë eurosh u miratuan në projekte ku merren masa për ndryshimin e klimës dhe qëndrueshmërinë mjedisore. Në vitin e kaluar ky fond ishte 38 miliardë euro.

“Me 349 miliardë euro të investimeve të gjelbra të mobilizuara që nga viti 2021, Grupi EIB është në rrugën e duhur për të arritur objektivin prej 1 trilion euro financim në sektorin e gjelbër të mbështetur deri në fund të dekadës”, tha grupi BEI në një deklaratë.

Banka krijoi një fond në vitin 2023 për vendin e sulmuar nga Rusia, përveç ndihmës prej gati 2 miliardë eurosh që nga fillimi i pushtimit rus në shkallë të plotë.

Në total, Grupi BEI nënshkroi financime të reja prej gati 88 miliardë eurosh në vitin 2023. Përveç projekteve klimatike, pati edhe financime për promovimin e infrastrukturës dhe shëndetit.

Më shumë se 21 miliardë euro u investuan në sigurinë energjetike për të reduktuar varësinë e Evropës nga energjia fosile dhe për të çuar përpara tranzicionin e gjelbër.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like