Broja flet për herë të parë për ndeshjen përball Cristiano Ronaldos

by admin
Spread the love

Southampton para disa javëve barazoi kundër Manchester Unitedit, në një ndeshje interesante të Premierligës.

Titullar në atë takim për Southampton ishte qendërsulmuesi shqiptar Armando Broja, që ishte përball idhullit Cristiano Ronaldo.

Për faqen zyrtare të Southampton, Broja ka treguar si ishte ta kishte kundërshtar portugezin, duke marrë parasysh arritjet mahnitëse të këtij të fundit.

“Po ishte çmendur, provoja të mos mendoja shumë sepse ishte kundërshtari im dhe donim të fitonim. Ishte çmenduri ta mendosh pas ndeshjes, çfarë ka bërë në futboll është çmenduri. Në këtë lojë nuk e kanë bërë shumë njerëz, në fakt vetëm ai dhe Messi”.

Tutje, Broja zbuloi se nuk i kërkoi fanellën Ronaldos ngase nuk donte ta shqetësonte dhe i mjafton ajo zgjatje e dorës në fund.

“Mendova të mos e shqetësoja. Por, ia zgjata dorën në fund, që ishte mirë. Fanellën nuk ia kërkova”, nënvizoi ai.

Ndërkohë, Broja është duke kaluar një super sezon, derisa në ndeshjen e fundit shënoi dhe nxori një penallti për t’i ndihmuar Southampton të kualifikohet në çerekfinale të FA Cup.

You may also like