Broja apo Brozha? Armando u tregon anglezëve si duhet të shqiptohet mbiemri i tij

by admin
Spread the love

Armand Broja është kthyer në protagonist në Premier League, teksa me golat e shënuar ka ndihmuar skuadrën e Southampton të arrijë rezultate të mjaft të mira në kampionat.

Me këto paraqitje mbresëlënëse sulmuesi kuqezi ka arritur të fitojë zemrat e tifozëve të “Shenjtorëve”, të cilët e shohin si një idhull tashmë.

Ndërkohë nuk kanë munguar kuriozitet në lidhje me shqiptimin e emrit dhe mbiemrit të tij, pasi të shumtë kanë qenë tifozët anglezë që kanë ngritur dyshime nëse mbiemri i shqiptarit duhej shqiptuar Broja apo Brozha.

Talenti kuqezi, ka qartësuar gjithçka duke deklaruar se shqiptimi i emrit të tij është Armando Broja. Për më tepër shikoni videon e prononcimit të Brojës.

You may also like