Britaniko-palestinezët i kërkojnë Sunak takim urgjent

by admin
Spread the love

Një grup britaniko-palestinezësh i kanë dërguar letër kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak duke kërkuar takim urgjent.

Letra është dërguar nga Qendra Ndërkombëtare e Drejtësisë për Palestinezët (ICJP) “në emër të anëtarëve të komunitetit palestinez në MB me familje dhe të dashurit që jetojnë në Gaza”.

Grupi njoftoi se thirrjet për pauza humanitare janë të papërshtatshme dhe se duke mos bërë thirrje për armëpushim qeveria po i vë në rrezik të dashurit tanë dhe po kontribuon në një krizë të paprecedentë humanitare.

“Ai gjithashtu injoron zërat tanë si qytetarë britanikë me miqtë dhe familjen nën sulm në Gaza”, raportojnë ata sipas BBC.

Rishi Sunak më parë ka deklaruar se mbështet “pauza specifike” në konflikt, për të lejuar dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza, në dallim nga një armëpushim.

Që nga sulmet e Hamasit më 7 tetor, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar ka vizituar Izraelin, duke treguar mbështetjen ndaj Izraelit.


Top Channel

You may also like