Britania me sanksione kundër Bjellorusisë

by admin
Spread the love

Britania e Madhe do të vendosë sanksione të reja ekonomike, tregtare dhe transporti ndaj Bjellorusisë ndërkohë që po ndodh pushtimi rus në Ukrainës.

Paketa e re do të përfshijë ndalimin e importit dhe eksportit të mallrave me vlerë rreth 60 milion £, duke përfshirë eksportet e mallrave të rafinimit të naftës, komponentëve të teknologjisë së përparuar dhe mallrave luksoze.

Sanksionet do të zbatohen gjithashtu për importet e hekurit dhe çelikut bjellorus dhe do të ndalojnë kompani bjelloruse të emetojnë borxhe dhe letra me vlerë në Londër.

Bjellorusia ka qenë një aleat i ngushtë i Rusisë gjatë pushtimit të saj në Ukrainë.

Dje, presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko tha se vendi i tij qëndron plotësisht pas Rusisë dhe të dy vendet do të “mbesin së bashku”.

©Rruga Press

You may also like