Brenda festës të ditëlindjes së 26-të të Encës në Dubai

by admin
Spread the love

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Enca Haxhia, feston sot (e martë) ditëlindjen.

E lindur më 19 tetor të vitit 1995, krijuesja e shumë projekteve të suksesshme mbush plot 26 vite.

Duke qenë se tashmë është bërë si traditë që çdo ditëlindje ta kremtojë në një vend të caktuar, ajo kësaj radhe ka zgjedhur Emiratet e Bashkuara Arabe – saktësisht vendin luksoz, Dubai.

E njëjta ka publikuar disa pamje në rrjete sociale, ku tregon edhe befasinë që i është bërë.

Ajo shfaqet nën shoqërinë e disa miqve të ngushtë, nga të cilët mori disa dhurata e ia kishin dekoruar dhomën e hotelit me balona e trëndafila.

“Befasia e mesnatës në Dubai”, ka shkruar ajo në njërin prej postimeve të ndarë në InstaStory.

Krahas karrierës shumëvjeçare e me përplot hite, Enca vazhdon të jetë beqare.


You may also like