Breidablik me epërsi nga ndeshja e parë në Strugë. Vendimtar ishte goli Gunnlaugsson në minutën e 35’ – Shqip

by admin
Spread the love

Breidablik nga  Islanda  shënoi  fitore  minimale në ndeshjen e parë të play off-it  kundër ekipi Struga trim Lum  në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin  “Bilajnini Izvori” në Ohër, para afro 1500 shikuesve. Ndeshja kthyese zhvillohet më 31 gusht, në Islandë.

Në pjesën e parë u zhvillua një ndeshje mjaft interesante ku të dyja skuadrat luajtën lojën sipas këshillave të trajnerëve të tyre. Rastin e parë kishin mysafirët kur Olson në vend rrjetit e godet shtyllën , e njëjta gjë ndodhi edhe Besrat Ibraimi  disa minuta më pas. Në minutën e 28, Bunjamin Shabani shënon gol, por pas konsultimit me sistemin VAR, referi anuloi  golin shkaku i faullit.

 Në minutën e 35 pas një akcioni të bukur të ekipit mysafirë Gunnlaugsson shënoi për epërsi 0-1. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë e ndeshjes.

Në pjesën e dytë skuadra vendasit  tentuan që të barazojnë eventualisht të përmbysin rezultatin por pas sukses, ndërsa në minutën 90+2 shkaku i karton të dytë të verdhë nga loja u largua futbollisti  vendas Vangjel Zguro, i cili  nuk do të ketë të drejtë loje në ndeshjen  kthyese .Përkundër disgfatës  01, çdo gjë të vendoset  në ndeshjen  kthyese  që do të luhet javën e ardhëshme.

Golashënues: 0-1 Hoskuldur Gunnlaugsson (35’)

Stadium: “Biljanini Izvori”  në Ohër

Refer: Damian Sylwestrzak  (Poloni)

Shikues: afro 1500

Struga Trim Lum: Qosevski, Neziri, Radiq, Krivanjeva. Maliqi (Jahja), Bojku, Ukpa, Zguro, Shabani, Mazrekaj (Jaroviq), Ibraimi

Trajner: Shpëtim Duro

Breidablik: Einarsson, Gunniaugsson, Miminoviq, Margiersson, Ingvarsson, Ludvikson, Sigurjonsson, Eyjlfsson, Svanthersson, Steindorsson, Olsen

Trajner: Oskar Hrafn Thorvaldsson

Ndeshja kthyese mes ekipet  Breidablik – Struga Trim Lum do të zhvillohet më 31 gusht, me fiillim në ora 18:45, në stadiumin  “Kópavogsvöllur” të Kópavogur në Island.

/KlanMacedonia/

You may also like