Brazili zgjedh të rikthejë një legjendë në stol

by admin
Spread the love

Carlo Ancelotti ishte i preferuari i Federatës Braziliane të Futbollit për postin e trajnerit të 5 herë kampionëve të botës, që tashmë duhet të shohin për alternativa të tjera.

Tekniku italian rinovoi me Realin e Madridit deri në 2026, duke zgjedhur të vazhdojë aventurën në kryeqytetin spanjoll.

Globosport raporton se te Brazili pritet të rikthehet Luiz Felipe Scolari.

Trajneri i fundit që ka fituar Kupën e Botës (2002) me kombëtaren Seleçao.

75-vjeçari ka një eksperiencë të madhe mbi supe. Gjatë aventurës së parë në stolin e Brazilit (qershor 2001-gusht 2022) fitoi Botërorin e zhvilluan në Japoni dhe Korenë e Jugut.

Më pas u rikthye në periudhën nëntor 2012-korrik 2014, duke mos arritur të linte shenjë pozitive te rekordmenët e futbollit botëror.

You may also like