BRAZIL – Vieira: I papranueshëm reagimi izraelit ndaj presidentit Lula

by admin
Spread the love

RIO DE ZHANEIRO, 20 shkurt /ATSH-ANSA/ – Ministri i Jashtëm brazilian, Mauro Vieira zhvilloi një bisedë me ambasadorin izraelit në Brazil, Daniel Zonshine gjatë së cilës ai shprehu shqetësimin për qëndrimin e qeverisë izraelite, që e shpalli presidentin Luiz Inácio Lula da Silva ”persona non grata”.

Takimi u zhvillua mbrëmë në Rio de Zhaneiro, ku Vieira po përgatitet për takimin e ministrave të Jashtëm të G20-s.

Lula e kishte krahasuar fushatën ushtarake izraelite në Gaza, e ndërmarrë pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor, me veprimet e Adolf Hitlerit dhe Holokaustit.

Vieira thuhet se përdori një ton miqësor, por të vendosur në mbrojtje të qëndrimit të mbajtur nga Brazili.

“Thirrja e ambasadorit brazilian në Tel Aviv, Frederico Meyer dhe qortimi publik nga ministri i Jashtëm izraelit gjatë vizitës në muzeun e Holokaustit, u panë nga Ministria e Jashtme braziliane si një spektakël nga qeveria Netanyahu, dhe diçka e papranueshme dhe krejtësisht e huaj për praktikat e diplomacisë”, raportuan burimet.

Sipas burimeve, ambasadorit brazilian i është bërë ”pritë” në Tel Aviv.

Dhe ai duhej të dëgjonte kritikat në hebraisht pa përkthyes.

Pas takimit, Meyer u thirr në Brazilia për konsultime./ /a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like