Brazil, bletët pa thumb mandaguari rikthehen “për të ndihmuar njerëzit”!

by admin
Spread the love

“Është një botë e tërë për t’u eksploruar, ndoshta po aq e pasur sa ajo e verës” thotë shefi brazilian i kuzhinës, Alex Atala, i cili shpreson që vendi i tij ta shfrytëzojë sa më shumë mjaltin e bletëve të rritura atje.

E anashkaluar prej kohësh, bleta mandaguari e Brazilit po rikthehet, me njerëz të tillë si Luiz Lustosa, një ish nëpunës publik 66-vjeçar, që janë vënë në lëvizje për ta rritur sa më shumë popullatën e tyre, e cila prej kohësh ka njohur rënie.

Lustosas i pëlqen të merret me bletët. Ai nuk vesh kostum apo doreza të posaçme; i mjafton një rrjetë e lehtë për të mbuluar fytyrën e tij. Këto lloj bletesh janë pa thumb. Ndonëse e sulmojnë me furi, ato nuk dëmtojnë.

Nga 550 lloje bletësh pa thumb që dihet se ekzistojnë në zonat tropikale dhe subtropikale të botës, rreth 250 prej tyre gjenden në Brazil, sipas Cristiano Menezes nga Korporata bujqësore braziliane.

Megjithatë, ato janë pak të njohura jashtë komuniteteve rurale dhe indigjene, pasi janë zhvendosur në një hapësirë shumë më të vogël sesa bletët europiane e ato afrikane të sjella në këtë vend gjatë shekujve, për shkak se janë më pjellore në prodhimin e mjaltit dhe dyllit.

Shumica e mjaltit të prodhuar sot në Brazil vjen pikërisht nga bletët thumbuese jo vendase.

Për njerëz si Lustosa, president i Institutit Native Bee, kjo gjë duhet të ndryshojë. Native Bee, një organizatë jofitimprurëse që mbjell pemë për të zgjeruar habitatin e bletëve vendase dhe i edukon njerëzit për rolin e tyre të rëndësishëm si pjalmuese, kërkon të tregojnë se bletët janë të nevojshme për mjedisin dhe natyrën dhe janë aty për të na ndihmuar.


Top Channel

You may also like