BRATISLAVË – SHBA-ja planifikon tërheqjen e sistemit të mbrojtjes “Patriot” nga Sllovakia

by admin
Spread the love

BRATISLAVË, 12 janar /ATSH-DPA/- SHBA-ja së shpejti do të tërheqë sistemin e saj të mbrojtjes raketore “Patriot” të vendosur në Sllovaki që nga fillimi i luftës në Ukrainë, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në Bratislavë.

Për arsye sigurie, nuk dihet saktësisht se kur do të ndodhë kjo, por se do të jetë “vetëm çështje javësh”, tha zëdhënësja e ministrisë Martina Koval Kakascikova për DPA të enjten.

Në fillim të prillit, Sllovakia, e cila kufizohet drejtpërdrejt me Ukrainën, i dhuroi të vetmin sistem raketor anti-ajror të tipit sovjetik “S-300” fqinjit të saj, i cili është nën sulm nga Rusia.

Për të parandaluar që vendi i NATO-s të mbetet pa mbrojtje efektive të hapësirës së tij ajrore, aleatët, SHBA-ja, Holanda dhe Gjermania stacionuan gjithsej katër sisteme “Patriot” në Sllovaki. Holanda e ka tërhequr tashmë sistemin e saj.

Pas tërheqjes së SHBA-së, sistemi “Patriot” i Gjermanisë do të jetë i vetmi që do të mbetet në bazën ajrore ushtarake sllovake “Sliac”. Gjatë një vizite në Bratislavë në dhjetor, ministrja e Mbrojtjes, Christine Lambrecht konfirmoi se sistemi “Patriot” do të qëndrojnë në Sllovaki të paktën deri në fund të vitit 2023.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like