Botërori në fazën më vendimtare, FIFA njofton risinë më të fundit

by admin
Spread the love

Pas katër ndeshjeve çerekfinale, tashmë Kupa e Botës Katar 2022, është futur në momentin e saj më vendimtar dhe emocionues.

Faza e gjysmëfinaleve pritet të dhurojë edhe më tepër spektakël ndërsa çiftet e përcaktuara nga çerekfinalet janë Kroaci-Argjentinë dhe Francë-Marok, sfida që do të luhen respektivisht të hënën dhe të mërkurën.

Por, teksa të gjithë presin me ankth ndeshjet, FIFA njofton edhe një risi të fundit që do të ketë lidhje direkte me ndeshjet gjysmëfinale.

Bëhet fjalë për topin zyrtar të Katar 2022 që do të zëvendësohet me një të ri. I ashtuquajturi Al Rihla tashmë do të zëvendësohet nga Al Hilm, që i përkthyer do të thotë “ëndrra”.

FIFA njofton se; “Të gjithë përbërësit e tij janë analizuar tërësisht. Al Hilm është topi i parë për gjysmëfinalet dhe finalen e Kupës së Botës, i bërë ekskluzivisht me bojëra me bazë uji dhe ngjitës.

Topi përmban përparimet më të fundit në dizajn dhe të njëjtën teknologji të lidhur me Adidas që përmbante edhe Al Rihla dhe që i ka ndihmuar shumë gjyqtarët të marrin vendime më shpejt dhe më saktë gjatë këtij Botërori”.


Top Channel

You may also like