Bota u merr lakmi zviceranëve për ruajtjen e mjedisit jetësor

by admin
Spread the love

Gazeta guatemalase “La Hora” i kushton një artikull të gjatë riciklimit dhe grumbullimit të mbeturinave në Zvicër. Dhe është e habitur se sa mirë funksionon gjithçka

Një gazetë guatemalase i kushtoi një artikull të tërë Zvicrës dhe ndarjes së saj të mbeturinave. “La Hora” shkruan se Zvicra është model për ndërgjegjësimin mjedisor dhe model për ndarjen e mbeturinave. Duke përdorur shembullin e Friburgut, gazetari guatemalas përshkruan se si ndërgjegjësimi për ndarjen e mbeturinave promovohet te zviceranët që nga fëmijëria.

Një mësues në një shkollë fillore në Kantonin e Friburgut u kërkoi fëmijëve të zbrazin xhepat e tyre përpara se të hyjnë në klasë. Më pas, fëmijët i ka deponiar mbeturinat e tilla si letër, karton, shishe dhe alumin në pikat e duhura të depozitimit.

Fëmijët sensibilizohen në moshë të hershme

Autori përshkruan se si fëmijët ndërgjegjësohen për rëndësinë e ndarjes së mbeturinave dhe mbrojtjen e mjedisit, shkruan “20 Minuten”. Fëmijët janë të vetëdijshëm se ata dhe gjeneratat e ardhshme do të preken nëse veprojnë pa kujdes.

Në artikull gazetari përmend edhe faktin se zviceranët shpeshherë i marrin me vete çantat e tyre prej pëlhure kur shkojnë në pazar. Një këshilltar komunal nga Friburgu, Andrea Burgener Woeffray, ka konfirmuar për gazetën se “zviceranët janë të rreptë me veten kur bëhet fjalë për riciklimin”.

Ndërgjegjësimi mjedisor i fëmijëve u forcua që në moshë të re

Fakti që ndërgjegjësimi i fëmijëve tashmë po rritet në shkollë duhet të nënkuptojë se “fëmijët mund të edukojnë prindërit e tyre nëse kanë mësuar diçka të dobishme në shkollë”, citohet më tej të ketë thënë Burgener Woeffray. Në Zvicër çdo banor është përgjegjës për ndarjen e mbeturinave, transmeton portali Shtegu.

Gazetari i “La Hora” më pas përshkruan në detaje se si funksionon grumbullimi i mbeturinave në Zvicër – për shembull se zakonisht janë dy persona që mbledhin mbeturinat dhe se lloje të ndryshme mbeturinash mblidhen në ditë të ndryshme.

“Rregulloret dhe kontrollet janë të rrepta”

“Rregulloret dhe kontrollet e aplikueshme janë të rrepta dhe nuk mund të shkelen”, artikulli përshkruan mjetet me të cilat grumbullimi dhe riciklimi i mbetjeve zbatohet në Zvicër. Dhe për demokracinë e drejtpërdrejtë thotë: “Një nga cilësitë e popullsisë zvicerane është se ata janë të përkushtuar ndaj çështjeve që i prekin, siç është nevoja për ruajtjen e natyrës dhe menaxhimin e mbetjeve”.

Dhe më tej: Nëse qytetarët apo grupet nuk janë dakord me vendimet e përfaqësuesve të tyre në legjislativ, ata bashkohen, mbledhin nënshkrime dhe u bëjnë thirrje deputetëve të tyre që të ndryshojnë ose plotësojnë këto rregullore”.

Guatemala nuk ka një model të menaxhimit të mbetjeve si Zvicra. Mijëra tonelata mbeturinash grumbullohen në vendgrumbullimet e vendit. Këto përmbajnë rreziqe për njerëzit dhe mjedisin.

You may also like