Borrell ndihet i “ngacmuar” nga Kurti: Nuk jam këtu për t’i shërbyer asnjë politikani

by admin
Spread the love

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Polikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell, kryeministri Albin Kurti, janë “ngacmuar” me fjalë për Asociacionin e Komunave Serbe të ashtuquajtur “Zajednica”, shkruan EkonomiaOnline.

Derisa Kurti tha
se formimin e Asociacionit e ka bërë të pa mundur vendimi i Gjykatës
Kushtetuese, me një deklaratë të tillë nuk është pajtuar Borrell.

Kurti tha nuk do
të donte që një marrëveshje t’i shërbente vetëm dikujt.

 “Ka 33 marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë dhe
disa sosh nuk janë implementuar nga Beogradi dhe ky i fundit e përmend
gjithmonë një, që nuk e ka kaluar testin në Gjykatën tonë Kushtetuese. Asnjë
serb i Kosovës nuk ka protestuar për atë vendim të Kushtetueses, përveç
Beogradit zyrtar. Ne kemi nevojë për një karakter demokratik të dialogut. Unë
jam demokrajt, ja pse besoj se kapitujt e ardhshëm të dialogut midis Kosovës
dhe Serbisë nuk duhet të jenë për të ruajtur një politikan apo për t’i shërbyer
një politikani të caktuar, por duhet të jetë për t’i shërbyer popujve”, deklaroi
Kurti.

E menjëhershme ka
qenë ndërhyrja e Borrellit, duke thënë se nuk është duke i shërbyer asnjë
politikani.

“Edhe unë jam
demokrat. Nuk jam këtu për t’i shërbyer asnjë politikani, duhet të dihet se
dialogu është e vetmja mënyrë për t’i zgjidhur problemet. Nuk pajtohem me ju
kur thoni se Kushtetuesja e bën të pamundur Asociacionin. Kjo është një
marrëveshje e arritur mes të dyja palëve. Më vjen keq Kryeministër, duhet të iu
pyesim nëse do ta zbatoni këtë marrëveshje, është shumë e rëndësishme”, deklaroi
Borrell.

Këto komente u bënë në një konferencë për medie në Bruksel për takimin e katërt të Këshillit të Stabilizim Asociimit.

You may also like