Borisov: Radev ka prishur marrëdhëniet me të gjithë fqinjët dhe urrehet nga RMV dhe Shqipëria

by admin
Spread the love



epa08068232 Prime Minister of Bulgaria Boyko Borissov arrives at the second day of an European Council summit in Brussels, Belgium, 13 December 2019. EPA-EFE/CHRISTIAN HARTMANN / POOL

Ish-kryeministri bullgar dhe lider i GERB-it, Bojko Borisov e akuzoi presidentin dhe kandidatin për mandat të dytë Rumen Radev, se vetëm për një javë ka arritur t’i prishë marrëdhëniet e Bullgarisë me të gjithë fqinjët e saj.

Nga vendi më i preferuar në Ballkan, sipas Borisovit, Bullgaria tashmë i ka marrëdhëniet e prishura me të gjitha vendet fqinje dhe urrehet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, urrehet me Turqinë dhe ekziston rrezik real për konflikt etnik dhe rrezik prej emigrantëve ilegalë.
Borisov theksoi se është e turpshme Radevi të shkojë në takimet e kreut të NATO-s, ta udhëheqë nismën “Tri detëra” dhe të thotë më pas, se Krimea i takon Rusisë.

Borisov e shfrytëzoi mundësinë t’i akuzojë kundërshtarët e vet të Bullgarisë Demokratike, Hristo Ivanov dhe Atanas Atanasov dhe ish-partnerin e tij të afërt në GERB, Cvetan Cvetanov.

Borisov është i habitur edhe që kandidati potencial për kryeministër i Bullgarisë, Kirill Petkov, qëndron pranë Rumen Petkovit, i cili e shkeli të drejtën ndërkombëtare, ndërsa ai hesht.


You may also like