Boris Johnson i shpëton mocionit të mosbesimit, rezultatet e votimit

by admin
Spread the love

Boris Johnson i ka shpëtuar mocionit të mosbesimit, pasi shumica e deputetëve konservatorë vendosën të qëndrojnë me kryeministrin.

Boris Johnson do të vazhdojë të jetë kryeministër i Britanisë, ndonëse autoriteti i tij ka rënë ndjeshëm.

211 deputetë mbështetën kryeministrin Johnson në votim, ndërsa 148 votuan kundër tij.


Të paktën 54 deputetë konservatorë i dorëzuan letra Graham Brady, kryetarit të Komitetit të vitit 1922, duke thënë se ata kanë humbur besimin te lideri i tyre. Kjo shifër përfaqëson 15% të deputetëve konservatorë, pragu në të cilin bëhet i mundur votimi.

Përpara procesit, Johnson iu drejtua me një letër të gjithë anëtarëve të partisë duke kërkuar mbështetjen e tyre.

Sonte kemi shansin t’i japim fund spekulimeve javore medietike dhe ta çojmë këtë vend përpara, menjëherë, si një parti e bashkuar. Unë u kërkoj mbështetjen tuaj sonte sepse e di se sa shumë mund të arrijmë së bashku”.

Johnson është përballur me kritika për udhëheqjen e tij për muaj të tërë, por ajo që i vuri kapakun këtyre zërave ishte pjesëmarrja e tij në atë njihet tashme si skandali “Partygate” , ku u zbulua se si tubime të shumë politikanëve thyen rregullat e Covid-it brenda Downing Street ndërsa pjesa tjetër e Britanisë urdhërohej rreptësisht ti zbatonte ato.


Top Channel

You may also like