Borell: Nëse mosmarrëveshja mes Shkupit dhe Sofjes nuk zgjidhet para korrikut, do të jemi në një krizë të thellë me rajonin

by admin
Spread the love

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Zhozep Borell thotë se cakton një kornizë kohore për zgjidhjen e kontestit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë deri në fund të presidencës franceze më 30 qershor.

Këtë e tha Borell sonte në konferencën për shtyp pas Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme, në të cilin për herë të parë u mbajt një seancë speciale me ministrat e e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor.

“Ne kemi hyrë thellë në çështjen e marrëdhënieve me Bullgarinë, e cila po e bllokon procesin, gjatë debatit mes vendeve anëtare të BE-së dhe kjo është diçka që duhet kapërcyer, ka vullnet politik në Këshill për të shmangur një krizë që do të ndodhë nëse nuk zgjidhet deri në fund të presidencës franceze dhe do të vendosi afat. Nëse kjo nuk ndodh, do të kemi një krizë serioze në marrëdhëniet me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe do të vazhdojmë të ushtrojmë presion mbi të dyja palët për të gjetur një zgjidhje”, tha Borell sonte në Bruksel.

Ai përkujtoi se Maqedonia e Veriut, së bashku me Shqipërinë dhe Malin e Zi, janë plotësisht në përputhje me politikën e jashtme të BE-së dhe sanksionet e BE-së kundër Rusisë, si dhe se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë në listën e vendeve armike të Moskës. E gjithë kjo, theksoi ai, do të ketë një çmim.

“Duhet të fillojmë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe shpresoj, më shumë se shpresë dhe dëshirë, që kjo të ndodhë gjatë presidencës franceze, ne e konsiderojmë këtë vonesë të paqëndrueshme”, tha Borell, duke shtuar se të dyja vendet i përmbushin të gjitha kushtet që kërkohen prej tyre, dhe nëse nuk kanë perspektivë të BE-së, do t’i kushtojë shumë Evropës në aspektin e besueshmërisë, ndërsa kjo do të jetë një dhuratë për Rusinë.

Për Borellin procesi i kandidimit të Ukrainës nuk është i lidhur me procesin e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor.

I pyetur nëse po shqyrtohet ndihma ekonomike dhe financiare për Maqedoninë e Veriut dhe rajonin për shkak të pasojave që po vuajnë këto vende, Borell tha se sot nuk janë futur në detaje për këtë temë.

“Ne e dimë se Maqedonia e Veriut dhe të tjerët do të kenë nevojë për ndihmë makrofinanciare, ne do të përfshijmë Ballkanin Perëndimor në përgjigjen tonë ndaj krizës, por të jemi të sinqertë, ne nuk kemi hyrë në asnjë çështje kompensimi apo ndihmë makro-financiare për shkak të sanksioneve konkretisht”, tha Zhozep Borell.

Ai më herët ka bërë thirrje që kriza të mos shihet si pasojë e sanksioneve, por si pasojë e luftës së Rusisë dhe tha se duhet luftuar edhe pjesa “narrative” e sanksioneve.

You may also like