Borell: Jemi superfuqi ekonomike e morale, nuk ka nevojë për “ushtrinë e BE-së”

by admin
Spread the love



High Representative of the European Union for Foreign Affairs and Security Policy Josep Borrell gives a press conference during an informal meeting of the European Ministers of Defence, in Brest, western France on January 14, 2022. (Photo by Fred TANNEAU / AFP)

Bashkimi Evropian është një superfuqi ekonomike dhe morale, por jo ushtarake, thekson kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell. Ai thekson se anëtarët e saj duhet të kuptojnë se në rast nevoje Evropa duhet të jetë në gjendje të mbrohet. Borrell tha në një intervistë për të përditshmen e Vjenës “Kronen Zeitung” se nuk ka nevojë për ushtrinë e BE-së.

JOSEP BORRELL, KREU I DIPLOMACISË EVROPIANE

“Asnjë nga 27 ushtritë e vendeve anëtare nuk do të zëvendësohet nga një ushtri e vetme evropiane. Ne vetëm duhet të bashkojmë forcat tona, t’i koordinojmë ato dhe të investojmë më mirë në mbrojtje. Asgjë më shumë. Ne shpenzojmë për mbrojtje sa Kina dhe katër herë më shumë se Rusia. Për shkak të krizës së borxhit, ne kemi hyrë në një fazë çarmatimi. Kjo është arsyeja pse ne nuk mund t’i përballojmë siç duhet sfidat aktuale”

/SHENJA/


You may also like